JOQ Albania
Home

Theu karantinën, kryebashkiaku futet në arkivol për t’i shpëtuar policisë
Shkruar nga: N Hoxha | Publikuar më: 21/05/2020 21:32

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Kryebashkiaku i një qyteti të vogël në Peru, bëri si i vdekur pasi kishte dalë për të pirë me miqtë e tij.

Jaime Rolando Urbina torres, krye bashkiaku i Tantara u fsheh në një arkivol dhe bëri sikur kishte vdekur në kohën që policia erdhi për ta arrestuar.

Një foto e publikuar nga policia lokale tregon se ai ishte shtrirë në një arkivol të hapur me një maskë për fytyrën, ndërsa miqtë e tij thuhet se janë fshehur në dollapë.

Ai u arrestua për shkelje të shtetrrethimit dhe mos respektimin e ligjeve për distancimin shoqëror dhe ishte i dehur kur u arrestua.

Krye bashkiaku tashmë është përballur me një mori kritikash nga vendasit për thyerjen e rregullave. Tantara hyri në izolim 66 ditë më parë, së bashku me pjesën tjetër të Perusë me urdhër të qeverisë qendrore. Në të gjithë Peru-në ka deri më tani 104,000 raste të konfirmuara me koronavirus dhe 3.024 vdekje.

Burimi: EveningStandard|Përktheu dhe Përshtati JOQ-Albania