Tre futbollistë me COVID-19, klubi gjerman pezullon stërvitjen

Shkruar nga: K Demiraj | Publikuar më: 21.05.2020, 15:31

Ekipi i njohur gjerman, Kaiserslautern, që momentalisht militon në Ligën e tretë të këtij vendi ka pezulluar së fundmi stërvitjen.

Shkak janë bërë analizat anti-”COVID” ku kanë rezultuar si të infektuar tre persona, identiteti i të cilëve nuk është bërë ende i njohur.

Lajmi konfirmohet nga vetë klubi, nëpërmjet një njoftimi zyrtar.

Aty thuhet:

Si pasojë e këtyre rasteve, FC Kaiserslautern duhet të ndërpresë stërvitjen. Vendimi u mor pasi drejtuesit u këshilluan me specialistët e Departamentit Gjerman të Shëndetësisë. Tre personat e prekur do të ritestohen për të verifikuar rezultatin e analizave të para. Lojtarët që dyshohet se kanë COVID-19 janë të izoluar në shtëpitë e tyre”.

Sezoni i Ligës së Tretë gjermane duhej të niste më 30 maj, por teksa klubet kërkojnë ndalimin përfundimtar, federata insiston për mbylljen e rregullt të sezonit.

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit