Motra e Vilma Nushit “godet” përsëri, 111 milionë lekë për fletë-palosje e promocion

Shkruar nga: M Gjini | Publikuar më: 19.05.2020, 23:07

Dhe ja ku del Vilma, prapë. Si gjithmonë do ketë diçka të majme dhe për kompanitë që janë të lidhura me të. E me sa duket rradha i ka rënë Agjensisë Kombëtare të Turizmit që të “kollitet” dhe të nxjerrë nga buxheti rreth 111 milionë lekë të vjetra për promocion.

Sipas tenderit me numër reference REF-27016- 06-18-2019 të publikuar zyrtarisht ditën e djeshme, këto para do t’i jepen bashkimit të operatorëve ekonomikë “Inpress” sh.p.k & “Interlogistic” sh.p.k për “Materiale promocionale”. Njëra prej këtyre kompanive, përkatësisht “Interlogistic” sh.p.k ka administrator dhe pronar të vetëm Edmond HIdo-n, bashkëshortin e Majlinda Hido-s e cila është edhe motra e Vilma Nushit.

Me sa duket veç koncensionit prej rreth 120 milion eurosh të check-up-it, Vilma Nushi dhe kompanitë që kanë lidhje më të, vazhdojnë të gllabërojnë thela të tjera të mëdha nga “torta publike”. Interesante është edhe mënyra e zhvillimit të këtij tenderi.

Nga dokumentacionet publike shikohet se kanë marrë pjesë në të ashtuquajturën garë, plot 5 kompani apo bashkime kompanish, nga të cilat njëra ka dhënë vlerë zero, dy kanë dhënë thuajse shifër identike me njëra-tjetrën por pak më të lartë se firma fituese, ndërsa vetëm një firmë ka ofruar gati 72 milionë lekë të vjetra ose rreth 65% të vlerës së ofruar nga kompania e motrës së Vilma Nushit.

E megjithatë, ndonëse kjo kompani ka ofruar një vlerë shumë më të ulët e me diferencë shumë të madhe krahasuar me firmën që fitoi, ajo është skualifikuar. Një ndër motivet më qesharake të skualifikimit është se kjo kompani nuk kishte dorëzuar një dokument që vërteton se mjediset ku ushtron aktivitetin janë të pajisura me kamera.

Ndërkohë nga ana tjetër kompania e motrës së Vilma Nushit rezulton se ka kapital vetëm 100,000 lekë të reja. Ka lezet, apo jo?

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit