Jemi në kohë pandemie dhe grumbullimet me shumë persona janë kategorikisht të ndaluara në ç'do vend të botës. Në Angli po përgatitet rikthimi i futbollit, por sigurisht pa praninë e tifozëve nëpër stadiume.
Rikthimi i kampionatit pritet të ndodhë më 12 qershor, ndërsa kanë mbetur edhe 92 ndeshje për t’u zhvilluar.
Liverpooli ka nevojë vetëm për dy fitore, në mënyrë që të fitojë matematikisht titullin e Premier Leagues pas më shumë se 30 vitesh.
Por a do e zhvillojë Liverpooli paradën para tifozëve kur të shpallet kampion?
Shefi ekzekutiv i i Premier League, Richard Masters ka thënë se do t’i mbështesë planet për paradën e titullit, por gjithsesi duhet parë si do ecë situata e koronavirusit.
Ajo do të ishte një paradë në rrugët e Liverpoolit, ku priten qindra mijëra tifozë për të festuar titullin e kampionit në ligën angleze pas tri dekadash.