Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të hëne në zonën e Yberishtit në Tiranë.
Siç shihet dhe në videon e mbërritur në redaksinë e JOQ Albania, disa të rinj janë përfshirë në një sherr me njëri-tjetrin.
Sherri është zhvilluar në një prej rrugëve të kësaj zone, ndërsa të rinjtë që janë përfshirë në konflikt disponojnë të dy automjete.
Një prej tyre ndjek tjetrin me vrap tjetrin dhe më pas nisin të konfrontohen fizikisht dhe duke u sharë me njëri-tjetrin.
Në ngjarje shihet dhe një person i tretë i cili tërheq shokun e tij dhe përpiqet ta qetësojë, ndërsa më pas të dy shkojnë drejt automjetit të tyre.
Por nuk mbaron me kaq! Personi që ofendon dhe që shfaqet më i revoltuar i jep gaz makinës dhe përplas mjetin tip Smart të personit tjetër me të cilin u konfliktua.
Ende janë të paqarta shkaqet e këtij sherri, ndërkohë që djali që ofendon largohet pasi përplas Smart-in.
Nuk dihet nëse personi tjetër ka mbetur i lënduar.