Futbollisti i Chelseat, Callum Hudson-Odoi është arrestuar nën akuzat e përdhunimit. Futbollisti anglez kishte shkelur rregullat karantinës për t'u bashkuar me një modele.
Anësori 19-vjeçar i Chelseat u arrestua në orët e para të mëngjesit të së dielës, me Policinë Metropolitane që konfirmoi se ata dhe Shërbimi i Ambulancës në Londër ishin njoftuar nga nga një femër e cla ndodhej në vështirësi.
Hudson-Odoi raportohet se kishte grindje me modelen në shtëpinë e tij në Londrën jug-perëndimore. Modelja anonime u dërgua në spital.
Anglezi është liruar nga paraburgimi me kusht. Ai tani duhet të kthehet në një stacion policie në mes të qershorit ndërsa hetimet vazhdojnë. Nga ana tjetër, vetë klubi i Chelsea nuk pranoi të komentojë mbi këtë ngjarje.