JOQ Albania
Home

Ekskluzive/ Dalin pamjet e rënda nga aksidenti tragjik në Gramsh, nxirret trupi i pajetë i viktimës
Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 18/05/2020 14:40

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Një aksident i rëndë ndodhi mesditën e sotme në qytetin e Gramshit.

Sipas të dhënave paraprake, një automjet ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në liqenin e Banjës, në fshatin Shushicë.

Së fundmi, në redaksinë e JOQ Albania kanë mbërritur edhe pamjet e rënda nga aksidenti tragjik, ku shihet trupi i pajetë i viktimës që është nxjerrë nga liqeni.

Dyshohet se në makinë kanë qenë disa persona, por ky informacion ende nuk është konfirmuar zyrtarisht.

Po ashtu, dëshmitari ka dërguar edhe një video ku shihen polumbarët që janë futur për të kërkuar nëse ka pasur edhe persona të tjerë në automjet.

Ai thotë se makina ishte duke udhëtuar me shpejtësi të lartë nga Elbasani drejt Gramshit.

Mësohet se në vendngjarje kanë mbërritur forcat zjarrfikëse, ato të policisë dhe shërbimi i ambulancës.

Automjeti ka rënë në një thellësi rreth 40 metra.