Bayerni i Mynihut ka reaguar mjaft mirë pas rifillimit të Bundesligës pasi ka mundur Union Berlinin me rezultatin 0-2.
Bavarezët mposhtën kryeqytetasit falë golave të Robert Levandovskit dhe Benxhamin Pavardit.
Kampionëve në fuqi të Gjermanisë iu anulua në pjesën e parë një gol, por në minutën e 39-ë fituan një penallti, të cilin Levandovski nuk e shpërdoroi.
Bajerni vazhdoi të administronte ndeshjen dhe në minutën e 80-ë Pavard shfrytëzoi saktë krosimin e ardhur nga Xhoshua Kimish duke shënuar me kokë.
Skuadra e Hans Flik ruan kryesimin e Bundesligës me 58 pikë, 4 më shumë se Borusia Dortmundi e vendit të dytë dhe 6 më shumë se Borusia Mynshenglabahu, që mban vendin e tretë.