Erdhi momenti që Bayerni i Mynihut të zbresë në fushë. Kampionët e Bundesligës rikthehen në aksion për herë të parë pas pezullimit të futbollit na COVID-19.
Duke filluar nga ora 18:00, Union Berlin pret në shtëpi bavarezët, ndeshje e vlefshme për javën e 26-të të Bundesligës. Unioni, ekip i cili u ngjit këtë sezon në Bundesligë, ka treguar paraqitje të mira para pezullimit duke qenë një kundërshtar aspak i lehtë për çdo ekip.
Paraqitje të njëjtë kryeqytetasit do të provojnë të kenë edhe ndaj Bayernit, teksa këta të fundit janë në presion pas fitores së Borussia Dortmund kundër Schalke ditën e djeshme. Aktualisht janë publikuar edhe formacionet zyrtare.
Union Berlini:
Bayerni: