Si shumë vende të botës, edhe Turqia është një vend shumë i prekur nga koronavirusi. Gjithsesi, kurba duket se është ulur ditët e fundit dhe tashmë po mendohen për rifillimin e jetës normale.
Një sektor që pritet të kthehet në datën 12 qershor është edhe futbolli. Madje ende pa filluar mirë, në Turqi po shohin edhe më larg se kaq.
Kështu, është vetë presidenti i Federatës së Futbollit në këtë vend, Nihat Ozdemir, i cili shprehet se po mendohet edhe për rikthimin e tifozëve në stadium.
Ai tha:
Kujtojmë që të gjitha ligat e tjera europiane kanë venosur që kthimi i futbollit të bëhet normalisht pa tifozë, pasi në stadiume të tejmbushur rreziku për përhapjen e koronavirusit do ishte shumë i madh.