Marash Kumbulla është padyshim një nga zbulimet e sezonit në Serinë A. Nga një i panjohur, mbrojtësi i Veronës dhe kombëtares shqiptare, është shndërruar në një nga lojtarët më të kërkuar në tregun e transferimeve për momentin.
Në garë për të siguruar shërbimet e qendërmbrojtësit kuqezi janë futur pjesa më e madhe e klubeve në Serie A si Interi, Napoli, Fiorentina e Lazio por fama e tij ka kaluar kufijtë e Italisë.Sipas “Mirror”, Arsenal gjithashtu po ndjek me interes situatën e futbollistit shqiptar.
Klubi londinez i shtohet listës së ekipeve në Angli, pasi përveç tyre, interesa ka shfaqur edhe Chelsea apo Manchester United. Gjithnjë sipas të përditshmes britanike, “topçinjve” do ti duhen afro 30 milion euro për të paguar kartonin e Kumbullës.