Bundesliga gjermane sot do të vazhdojë me dy ndeshje të tjera të javës së 26-të. Sigurisht, e gjithë vëmendja shkon te kampionët në fuqi, Bayern Munich.
Para ndeshjes së Bayern, duke nisur ora 15:30, Koln do të përballet me Mainz. Në letër, skuadra e Koln, e cila është pritëse, shihet favorite për tri pikët.
Më pas, në orën 18:00, në kryeqytetin e Gjermanisë, Union Berlin pret gjigantët e Bayern Munich
Bavarezët kërkojnë tri pikët medoemos, pasi fitorja e djeshme e Dortmund lë diferencën në vetëm 1 pikë.
Mbetet të shihet se cilat do të jenë rezultatet e dy ndeshjeve që pritet të kenë vëmendje të madhe, pasur parasysh se janë të vetmet që luhen në top pesë ligat evropiane.