“Rrëshket” Erion Veliaj, miliona lekë tender ish-kryebashkiakut në kërkim nga Policia

Shkruar nga: M Gjini | Publikuar më: 16.05.2020, 23:13

Kryetari i Bashkisë Tiranë, nëpërmjet Agjensisë së Parqeve dhe Rekreacionit në varësi direkte të bashkisë, i ka dhënë plot 50 milionë lekë të vjetra kompanisë së Agim Kajmakut, ish kryetar i bashkisë Vorë, i cili rezulton të jetë në kërkim prej muajsh nga policia.

Tenderi në fjalë, i ndarë në disa lote, ka të bëjë me blerje plehu organik, humus, fara bari dhe pesticide. Data e lidhjes së kontratës është vetëm dy ditë më parë, në 14.05.2020. Firma fituese është shpallur A.M.E.2020 në pronësi të Merita Kamajkut, bashkëshortes së Agim Kajmakut.

Nëse emri i kësaj kompanie nuk ju thotë asgjë, ndoshta emri KAJMAKU SH.P.K. do t’ju kujtohet. E pra, bëhet fjalë po për të njëjtën kompani. Vetëm se në janar të këtij viti, firma ka ndryshuar emër duke u bërë A.M.E.2020. Kjo kompani në vitet e fundit ka fituar mbi 1,7 milionë euro tendera.

Agim Kajmaku u shkarkua fillimisht nga detyra për mos deklarim të dënimit duke shkelur ligjin për dekriminalizimin. Më pas u zbulua se ai kishte falsifikuar dokumentet duke ushtruar detyrën e kryebashkiakut të Vorës dhe pas shkarkimit. Pork jo nuk e ka penguar atë aspak që të marrë tender me miliona lekë nga Erion Veliaj. Bravo lali!

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit