Futbolli është kthyer përfundimisht ditën e sotme në Gjermani.
I pari kampionat që zbriti në fushë ishte “Bundesliga 2”, ndërsa i veçantë ishte momenti në ndeshjen ku Bochum arriti të fitojë me rezultatin 3-0 ndaj Heidenheim.
Vëmendjen e ka marrë goli i parë i vendasve, i realizuar në minutën 10 nga ana e Losilla.
Ky i fundit e ka dërguar topin në rrjetë me kokë, pas daljes së gabuar të portierit kundërshtar.
Gëzimi dhe adrenalina e përshkruar në trup te lojtarët e Bochum ishte e madhe, por menjëherë sapo shkuan në cepin e fushës, e kuptuan se nuk duhej të përqafoheshin.
Futbollistët nuk e kanë prekur njëri-tjetrin në atë moment dhe ka pasur vetëm një përgëzim me bërryl. Koronavirusi po ndryshon totalisht futbollin.