30 tenderat abuzues, si i shpërdoroi “peshkaqeni” Ardian Çela 25 milionë euro për dy vjet

Shkruar nga: M Gjini | Publikuar më: 16.05.2020, 00:20

Plot 25 milionë euro janë shpenzuar në rreth 30 tendera të dyshimtë të dhëna nga Ardian Çela i OSHEE-së në vetëm dy vitet e fundit. Nëse i referohemi të dhënave publike, rezulton se bëhet fjalë për tendera të klasifikuara si “flamur i kuq”. Ky term përdoret për të treguar një ekspozim apo rrezik të mundshëm për sjellje të papajtueshme me ligjin ose jo-etike të biznesit, kryesisht në lidhje me mos-respektimin e ligjeve anti-korrupsion. Por cilët janë konkretisht disa nga këto tendera të cilat klasifikohen si të tillë?

Njëri prej tyre në vlerë 11,060,000 lekë të reja pa TVSH është për blerje maskash kirurgjikale nje perdorimshe te thjeshta ne kuader te masave mbrojtese per parandalimin e perhapjes se virusit Covid-19. Fitues është shpallur kompania Orthonet 360 e Ergys Camit, shef departamenti ne spitalin Hygeia. Procedura e prokurimit ka qenë me negocim pa shpallje paraprake të njoftimit. Shënuar me flamur të kuq me motivacionin “Mungesë Gare, Negocim i Drejtpërdrejtë (mbi 5 milion lekë)”.

Një tjetër tender i dyshimtë është ai me objekt “Blerje materiale dhe sherbime ne kuader te parandalimit te perhapjes se virusit Covid-19. Loti 3. F.V Dezifektim ambientesh te brendshme dhe te jashtme”. Fitues është shpallur firma CLEAN FAST me admnistratorë Eriola Likaj, Fatmir Isufi për vlerën 10,680,000 lekë të reja. Shënuar me flamur të kuq për mungesë gare, negocim i drejtpërdrejtë (mbi 5 milion lekë).

Lista vazhdon me një tender të majmë në vlerë 122,361,614 lekë të reja pa TVSH, fituar nga firma INTERLOGISTIC, me administrator burrin e motrës së Vilma Nushit, me objekt “Blerje kancelari dhe shtypshkrime për nevojat e shoqerisë OSHEE sh.a”. Shënuar me flamur të kuq për skualifikim të të gjithë operatorëve konkurrues përveç fituesit. Në fakt pjesëmarrës kanë qenë edhe 3 firma të tjera, të cilat të treja janë ankuar për fituesin por përsëri nuk janë kualifikuar.

Tjetër tender i dyshimtë me vlërë të lartë, kësaj rradhe i shënuar me flamur të kuq për mungesë konkurrence, është edhe ai me objekt: “Upgrade dhe mirembajtje të infrastrukturës aktuale te datacenter dhe DR Site me afat kohor për realizimin 12 (Dymbedhjete) muaj nga nenshkrimi i kontrates”. Fitues është shpallur bashkimi I operatorëve ALBITAL – CANON – S & T ALBANIA me një vlerë pa TVSH prej 166,500,000 lekë.

Vlen për tu përmendur edhe tenderi me objekt “Shërbimi GPRS” me vlerë 36,961,920 lekë pa TVSH fituar nga ALBTELECOM. Shënuar me flamur të kuq për mungesë konkurrence.

Lista vazhdon më tej me tendera të tjerë, një përmbledhje të të cilave i gjeni në foton më poshtë.

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit