Nesër rifillon Bundesliga gjermane dhe gjithçka është bërë gati që ekipet të kthehen në fushë, sigurisht nën masa të rrepta sigurie.
Megjithatë, ekipi i Werder Bremen duket se ka probleme, pikërisht disa orë para rikthimit të futbollit.
Skuadra ku luan edhe shqiptari Milot Rashica, ka njoftuar sot se një prej lojtarëve të tyre është në karantinë.
Sipas mediave gjermane, një i afërm i lojtarit që nuk bëhet publik, ka rezultuar pozitv ndaj COVID-19.
Sidoqoftë, pjesa tjetër e skuadrës së Werder nuk do të karantinohet, ndërsa ndërsa i izoluar do jetë vetëm lojtari që ka pasur kontakte.
Skuadra gjermane, e cila është e 17-ta në Bundesligë, rifillon sezonin e tyre të hënën kundër Bayer Leverkusen.