Protokolli i çuditshëm i FSHF-së, urdhër klubeve shqiptare për të infektuarit: Mos i bëni publikë

Shkruar nga: K Demiraj | Publikuar më: 15.05.2020, 09:13

Federata Shqiptare e Futbollit ka shpërndarë së fundmi nëpër klubet shqiptare edhe protokollin e sigurisë higjeno-sanitare sa i përket vijimësisë së këtij sezoni në pritje që shteti të hapë dritën e gjelbër për vijimin e edicionit, Në dokumentin që u ka mbërritur klubeve, një nga pikat më të rëndësishme është ajo sa i përket asaj që do të ndodhë në rastin kur një lojtar rezulton pozitiv ndaj COVID-19.

VIP Sport ka siguruar një kopje të protokollit dhe në të tregohet qartë se udhëzimi i pare i FSHF është ai që emri i personit të mos bëhet publik në media. “Në rast të një testi pozitiv me COVID-19 te një lojtari ose pjestar të stafit teknikt, nuk duhet të bëhet raportim i menjëhershëm në media por personi i prekur duhet të izolohet menjëherë dhe personat që ai ka patur kontakt duhet të testohen”, shkruhet në këtë protokoll.

Më pas, ai vazhdon me shjegimin se nuk është e nevojshme që të karantinohet i gjithë ekipi, por vetëm personi që shfaq simptomat. Shqetësim në këtë aspekt është ai që skuadrat të sigurojnë një numër të mjaftueshëm lojtarësh për të përballuar sezonin.

“Nuk është e nevojshme që i gjithë ekipi të karantinohet. Autoritetet shëndetësore përkatëse vendosin për karantinat e mundshme në grup. Sidoqoftë, si masë paraprake, klubet duhet të “sigurojnë një numër të konsiderueshëm lojtarësh në finalen e sezonit””, shpjegon protokolli që u është shpërndarë sot klubeve e që pret miratimin nga Ministria e Shëndetësisë.

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit