Lajme të mira nga Italia/ Ibrahimovic negativ ndaj koronavrusit, shërohen edhe 4 lojtarët e Sampdorias

Shkruar nga: K Demiraj | Publikuar më: 15.05.2020, 08:43

Seria A është bërë gati për rifillimin e kampionatit, ndërsa duket se edhe ekipet po pastrohen totalisht nga rastet e COVID-19. Klubi Milanit ka raportuar se nuk ka asnjë futbollist apo pjestar tjetër të infektuar, ndërsa së fundmi ka dalë përgjigjia për Zlatan Ibrahimovic.

Sulmuesi suedez mbërriti pak ditë më pare në Itali, pasi kishte kaluar thuajse dy muaj gjatë pandemisë në vendlindjen e tij. Ai duhej t’i nënshtrohej karantinës së detyrueshme para se të mund të lihej i lirë që të bënte stërvitje individuale.

Për të anashkaluar qëndrimin në shtëpi për dy javë, klubi gjeti një zgjidhje. Ai kërkoi që sulmuesit t’i bëheshin tamponët, duke iu nënshtruar dy të ndryshmëve brenda pak ditësh, siç kërkon procedura. Në të dy rastet, Ibrahimoviç ka rezultuar negativ e kështu ka qenë i lirë që të dalë nga karantina e të jetë në dispozicion të stafit teknik.

Ndërkohë, lajme pozitive vijnë edhe nga klubi i Sampdorias. Në një njoftim të bërë gjatë ditës së sotme, u informuan tifozët se të katër lojtarët që kishin rezultuar pozitivë në testet e pak ditëve më parë, tashmë kishsin rezultuar negativë që do të thotë se kanë kaluar pa probleme virusin e rrezikshëm e shumë shpejt mund të dalin në stërvitje.

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit