Sebastian Vettel është piloti që ka marrë vëmendjen më të madhe në Formula 1 gjatë ditëve të fundit. Katër herë kampioni i botës në Formula 1 ka njoftuar se nuk do të jetë pjesë e Ferrarit, pas fundit të këtij sezoni.
‘Kokëkuqja’ reagoi menjëherë dhe arriti marrëveshje me Carlos Sainz, i cili konsiderohet edhe piloti i së ardhmes.
Flitej për një ‘shkëmbim’ që do ta dërgonte Vettel te McLaren, por gjermani ka refuzuar një gjë të tillë.
‘F1-Insider’ raporton se Vettel e ka refuzuar kategorikisht një marrëveshje me McLaren.
Makina e britanikëve thuhet të mos ketë bindur pilotin gjerman. Ndërkohë, ka raportime që thonë se Sebastian Vettel mund të kalojë te Mercedes, ku është edhe më i miri i F1 aktualisht, Lewis Hamilton.