Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur me Zlatan Ibrahimovic para disa ditësh, kur ai ndodhej ende në Suedi dhe ishte në kohë karantine.
Më 9 maj sulmuesi suedez bëhej gati për udhëtimin e tij drejt Milanos, por teksa ndodhej ende në Stokholm, shëtiste me një Ferrari SP2 Monza, një makinë me vlerë 1.6 milionë paund.
Sipas “Sportbladet”, Ibra nuk duhej të ishte fare në rrugë sepse që nga 30 marsi ai automjet mund të përdorej vetëm për distanca të shkurtra.
Në këto kushte autoritetet pritet t’i dërgojnë 38-vjeçarit faturën e një gjobe që varion nga 1200 deri në 2000 korona suedeze, që e konvertuar vlen mes 110 dhe 190 eurove
. Sigurisht bëhet fjalë për një shifër qesharake për të ardhurat e sulmuesit që vetëm nga Milani është paguar 3.5 milionë euro për gjashtë muajt e fundit.