JOQ Albania
Home

Subashi mëson nga Veliaj, fieraku: As ujë për popullin s’të lë policia bashkiake të shesësh, të gjobsin
Shkruar nga: S Shtjefni | Publikuar më: 13/05/2020 16:30

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Një qytetar nga Fieri ka shkuar ditën e sotme pranë redaksisë së JOQ Albania.

Në mesazhin e tij ai ka shkruar se policia bashkiake në Fier nuk të lë të shesësh as ujë për popullin.

Ky qytetar nga Fieri më tej ka bërë të ditur se është gjobitur një person, i cili çonte ujë nëpër lagjet e Fierit dhe ua çonte afër shtëpive banorëve.

Po ashtu ai ka nisur edhe një foto, ku shikohen edhe policët bashkiakë.

Mesazhi plotë:

As ujë për popullin nuk të lë policia bashkiake në Fier të shesës. E ka gjobitur bashkia se u sjell ujë afër njerëzve në lagje ose afër te shtëpia. Në mes është fugoni i bashkisë Fier.

Mesa duket kreu i Bashkisë Fier, Armando Subashi ka nisur të mësojë nga Erion Veliaj, i cili e udhëzon policinë bashkiake të gjobisin edhe ata shqiptarët e varfër që shesin majdanoz për fituar disa të ardhura për të blerë një copë bukë, por edhe u kanë sekuestruar edhe bidonat atyre shqiptarëve të varfër që i kanë mbledhur në koshat e plehrave.