JOQ Albania
Home

EKSKLUZIVE/ Detaje rrëqethëse nga vdekja e 22-vjeçarit, kushëriri: S’erdhi as ambulanca, as policia!
Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 13/05/2020 18:50

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Një denoncim tronditës ka mbërritur ditën e sotme në redaksinë e JOQ Albania, ku bëhet fjalë për një ngjarje të rëndë e cila nuk është raportuar nga autoritetet.

Bëhet fjalë për një aksident me pasojë vdekjen, ku një i ri 22-vjeçar është përplasur për vdekje nga një automjet teksa ishte duke shëtitur në rrugë.

Viktima u identifikua si Urim Poti. Ai kishte dalë shëtitje duke pritur iftarin, pasi ishte edhe agjërues e besimtar, por fatkeqësisht nuk nuk mundi dot ta çelte pasi u vdiq tragjikisht në lule të rinisë.

Ngjarja e rëndë është raportuar nga kushëriri i të ndjerit, i cili me të drejtë ngre akuza të rënda në drejtim të gjithë kupolës drejtuese të "Rilindjes".

Sipas tij, policia nuk e ka raportuar ngjarjen për disa fakte që kanë të bëjnë në mënyrë të drejtpërdrejtë me shtetin, të cilat i ka listuar edhe më poshtë.

Kushëriri i të riut thotë se segmenti ku ka ndodhur aksidenti nuk është rrugë makinash, por një rrugë e papërfunduar ende, në të cilën nuk lejohet të qarkullohet në të.

Sipas tij, në këtë rrugë bëhen gara me makina, ndonëse qarkullimi në të nuk duhet lejuar. Se pse është lejuar qarkullimi në këtë rrugë, vetëm shteti mund t'i përgjigjet kësaj pyetjeje.

Që këtu fillon i gjithë skandali dhe arsyeja pse policia ende s'e ka raportuar këtë ngjarje të rëndë, pasi përfshihet i gjithë shteti në këtë ngjarje.

Ky skandal bëhet akoma më tronditës për faktin se 22-vjeçari u transportua në spital nga vetë shoferi, pasi as policia e as ambulanca nuk mbërritën në vendngjarje.

Denoncimi i plotë:

Pershendetje JOQ! Jam kusheriri i 22 vjecarit qe nuk ju raportua vdekja nga policia. Fakti qe nuk eshte bere publike ka te beje i giithi me shtetin. Se pari aksidentohet nje i ri me makine ne nje moment qe edhe te jesh duke vdekur nuk te lene te shkosh ne spital pa autorizim. Se dyti rruga ku ndodhi aksidenti nuk eshte autostrade, nuk eshte rruge makinash, eshte nje rruge ë pa mbaruar ende e cila nuk lejohet te qarkullohet ne te, personat qe hyjne ne te heqin barrikadat e betonit duke i terhequr me makina dhe futen te bejne gara, nderokohe qe 22 vjecari Urimi doli shetitje sepse priste te vije iftari e gjeti veten te vdekur sepse e hodhen ne ajer me nje shpejtesi marramendesi (sic na kane thene mbi 200km/h. Kerkojme nga ju dhe ju lutemi ta beni publike, sepse shteti pervec interesave te veta qe ka dhe se ben publike, kemi dhe nje pushtetar qe mbron autorin e krimit, Lamallari, i dyti pas lleshit te cilin e kane njeriun e tyre nuk ka lene asnje te afrohet dhe te beje foto e video nderkohe qe urimi ka qene shtrire aty duke luftuar per jeten. Eshte ne polici por nuk kemi besim te drejtesia duke qene Bestford lamallari ne mes. Kjo eshte makina, urimit i kane vajtur nga mbrapa ne momentin e aksidentit, eshte hedhur ne ajer, ka rene tek xhami para dhe nga shpejtesia e madhe ka kaluar ne xhamin prapa te makines nga ku ka rene ne rruge.

Mirëpo, problemi nuk qëndron me drejtuesin e mjetit që shkaktoi aksidentin, por me fenomenin; mungesën e reagimit nga shteti, që braktisi një 22-vjeçar.

Ky është një rast flagrant dhe skandaloz ku shteti tenton të fshehë një ngjarje kaq tronditëse, pasi cënohet interesat e veta, të cilat i kemi përmendur më lart, referuar dëshmisë së kushëririt të të ndjerit.

Një gjë e tillë nuk mund të kapërdihet lehtë, pasi shteti që duhet të garantojë që të drejtat themelore të individëve të respektohen, është vetë i pari që i shkel me të dyja këmbët, duke dhënë një shembull të frikshëm ndaj qytetarëve, e duke treguar se për interesat e veta, mund të fshehë ngjarje të tilla.

Kjo ngjarje tronditëse u bë publike, pasi kushëriri i të ndjerit vendosi të mos dorëzohej para shtetit, por sa ngjarje të tjera nuk janë bërë publike nga shteti? Sa ngjarje, që kanë pasur "konflikt interesi" me shtetin, është tentuar me çdo mënyrë, për t'i manipuluar, për t'i fshehur, ose të bëhet fajtor viktima? Me ç'fytyrë do t'i dilte Lleshi ballë për ballë familjarëve të viktimës?!

Sot mbylli sytë përgjithmonë një 22-vjeçar, i cili pasi u aksidentua për vdekje nga një makinë, u 'vra' për së dyti edhe nga shteti, i cili e braktisi, e nuk mori as mundimin t'i dërgonte një ambulancë për ta dërguar në spital, ku edhe mund të kishte shpëtuar.