JOQ Albania
Home

Zyrtare/ Kampionati shqiptar rifillon më 3 qershor
Shkruar nga: K Demiraj | Publikuar më: 13/05/2020 14:43

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Tani është zyrtare, futbolli shqiptar do të rifillojë zyrtarisht më 3 qershor. Menjëherë pas mbledhjes së sotme të drejtuesve të 10 klubeve të Superiores me FSHF-në, është vendosur që kampionati të rinisë pikërisht në këtë datë.

Mësohet se shumica e klubeve të Superiores, nuk donin që kampionati të vazhdonte, duke parë edhe kushtet e pafavorshme, por në fund është rënë dakord që gara të vazhdojë.

Në rast se nuk të zhvillohej kampionati, atëherë UEFA mund të skualifikonte për këtë sezon, ekipet shqiptare nga pjesmarrja në Kupat e Europës. Nëse do të ndodhte kjo atëherë do të kishte një kolaps të vërtëtë financiar, ndaj është vendosur rinisja.