JOQ Albania
Home

Igli Tare nuk ndalet, bën pazar te Barcelona për të përforcuar Lazion
Shkruar nga: K Demiraj | Publikuar më: 12/05/2020 22:05

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Lazio është duke zhvilluar një sezon fantastik në Serinë A, madje po rivalizon për titull me Juventusin.

Duke parë situatën, shanset për pjesëmarrje në Champions League janë të mëdha dhe për këtë arsye klubi italian kërkon të përforcojë organikën me lojtarë të njohur e me eksperiencë.

Tare ka përveshur mëngët dhe po mëndon të bëjë tregti te gjiganti spanjoll, Barcelona. Dëshira e madhe quhet Ivan Rakitiç, i ciliprej disa kohësh është përfolur për një largim nga katalanasit dhe Lazio ka nisur të fëkojë duart.

Mesfushori kroat ka vetëm një vit në kontratë me Barçën, në të cilën e ka humbur edhe pozicionin e titullarit fiks.

Mësohet se bardhekaltrit tashmë kanë nisur të bisedojnë me Barcelonën në lidhje me mundësinë e transferimit, që mund të kapë vlerën e 20 milionë eurove.

Ndërkohë “Il Tempo” zbulon e Lazio ka në plan t’i ofrojë Rakitiç një kontratë 3-vjeçare, ndërsa pritet të shihet vendimi i mesfushorit kroat. Priten zhvillime të reja gjatë ditëve në vijim...