JOQ Albania
Home

Njihet si një nga meshkujt më simpatikë të showbizit, zbulohet problemi që vuan David Beckham
Shkruar nga: K Demiraj | Publikuar më: 12/05/2020 21:02

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Ylli i futbollit anglez, David Beckham, njihet si një nga burrat më seksi në planet. Megjithatë, së fundmi, pamja e tij nuk është dhe aq tërheqëse dhe shkak për këtë është bërë rënia e flokëve.

Ish-sulmuesi anglez është fotografuar duke ecur në rrugët e Kotsuollds dhe duket qartë që ka flokë tepër të rrallë, sipas fotove të publikuara ngamediat angleze.

Në fakt, Beckham është përfolur për një transplant flokësh në vitin 2018, ndërkohë raportimi i “Daily Mail” thekson se anglezi është parë së fundmi pothuajse gjithmonë me një nga kapelet e tij, një mënyrë kjo për të fshehur problemin me flokët.

Rënia e flokëve është një problem për shumë burra dhe këtij problemi duket se nuk i ka shpëtuar as një nga meshkujt më simpatikë të globit.