JOQ Albania
Home

Milot Rashica zgjedh të ardhmen, arrin akordin me klubin e madh të Bundesligës
Shkruar nga: K Demiraj | Publikuar më: 12/05/2020 17:19

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Sulmuesi shqiptar, Milot Rashica ka zgjdhur më në fund ekipin e tij të ri. Edhe pse ka pasur oferta konkrete nga Borusia e Dordmundit dhe Liverpooli, ylli i Kosovës ka zgjedhur të vazhdojë të mbetet në Bundesligë dhe të kalojë te ekipi i Leipzigut.

Lajmin e konfirmon sot prestigjozja gjermane “Bild”, e cila shkruan Leipzigu ka gjetur marrëveshjen me lojtarin, ndërsa pritet të joshë Verderin me 20 milionë euro për të marrë shërbimet e Rashicës.

Mështu, mesa duket e ardhmja e Rashicës është vendosur përfundimisht. Shuma 20 milionë euro mund të mos jetë ajo që skuadra gjermane do të kishte menduar për të hequr dorë nga talenti i saj, por kushtet aktuale të krijuara nga pandemia dhe fakti se nga sezoni i ardhshmë mund të zbresë një kategori më poshtë ndoshta do të ndikojnë të pranojë marrëveshjen.

Kujtojmë se leipzig është një nga rivalët për titull këtë sezon, si dhe është pjesë e Champions League, kusht ky të cilin Rashica e kishte vendosur për ekipet që donin ta kishin në organikën e tyre.