JOQ Albania
Home

Debutoi me kombëtaren/ Selahi: Dua të bëhem si Lorik Cana, ëndërroj Real Madridin
Shkruar nga: K Demiraj | Publikuar më: 11/05/2020 18:30

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Kombëtarja shqiptare po afron gjithmonë e më shpesh futbollistë të rinj në ekip, duke rinovuar kështu grupin aktual dhe duke menduar për të ardhmen.

Njëri prej tyre është edhe Lindon Selahi që me paraqitjet e mira këtë sezon në skuadrën e tij holandeze Twentte, ka bërë trajnerin e kombëtares Edi Reja të kthejë kokën nga ai dhe ftojë në kombëtaren kuqezi.

Së fundmi, në një lidhje me “Super Sport” në emisionin “Fan Zone”, mesfushori tregon rreth stërvitjes në karantinë, ëndrrave dhe kombëtares...

STËRVITJA- Kemi një javë që e nisëm stërvitjen dhe jam shumë i gëzuar për këtë, pasi kam ndenjur 1 muaj në shtëpi, ku jam stërvitur gjithashtu, por nuk është njësoj. Kemi filluar stërvitjen dhe jemi 6 lojtarë në fushë. Ndahemi në disa grupe për një muaj dhe pastaj do marrim pushimet.

SEZONI- Unë jam shumë i gëzuar, pasi ishte sezoni i parë si profesionit, kam nisur shumë ndeshje si titullar, ku kam shënuar edhe 2 gola.

ËNDRRA- Skuadra e ëndrrave është Real Madridi, për momentin jam te Tëente ku kam edhe kontratë, më pas do shikojmë, pasi nuk dimë as kur do hapet merkato.

DEBUTIMI KUQEZI- Kam pasur ëndërr që i vogël dhe ia arrita. Në atë kohë e kisha mendjen te familja, pasi më kanë ndihmuar shumë. Ishte diçka e veçantë, pasi luajta me flamurin që kam në zemër.Unë nuk jam maqedonas, por shqiptar dhe doja të luaj për Shqipërinë. Kur kam ardhur për herë të parë në Kombëtare, isha shumë i afruar me Taulant Seferin, meqë është nga Kumanova, por me të gjithë jam ndjerë mirë.

POZICIONI I PREFERUAR NË KOMBËTARE- Në 3-5-2 pëlqej të luaj në qendër të mesfushës, ndërsa fanellën me të cilën debutova te kombëtarja e kam në shtëpi dhe e ruaj.

E ARDHMJA E SHQIPËRISË- Kemi një skuadër me shumë talente, që luajnë në kampionate të forta. Në Ligën e Kombeve kemi një grup ku mund të kalojmë, por duhet të japim maksimumin. Tani me ekipin tim kam luajtur më shumë. Me Moldavinë kisha menduar se do luaja më shumë, por vendosi trajneri dhe unë jam lojtar, duhet të jap maksimumin në fushë.

SHEMBUJT- Në Europë kam si shembull Kristiano Ronaldon, ndërsa te Shqipëria kam Canën, pasi ka qenë një lojtar shumë i mirë. E kam ëndërr të bëhem si Cana te kombëtarja, ai është një ikonë te Shqipëria.

NUMRI- Te Kombëtarja nuk e doja numrin 11, por ma dhanë. Dua numrin 18, pasi atë e pëlqej më së shumti.