JOQ Albania
Home

E rëndë nga Italia/ Humb jetën futbollisti i Atalantës
Shkruar nga: K Demiraj | Publikuar më: 11/05/2020 14:12

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Një lajm tronditës vjen nga Italia dhe që ka prekur të gjithë fansat e futbollit. Lojtari i të rinjve të Atalantas, Andrea Rinaldi, nuk ia ka dalë dot të fitojë ndeshjen më të rëndësishme të tij, atë të jetës, teksa është ndarë nga jeta mëngjesin e sotëm në moshën 19-vjeçare.

Ai ishte dërguar me urgjencë në spitalin e Vareses ditën e premte dhe si pasojë e dobësimit të arteries ka pësuar një hemorragji në tru.Pavarësisht kujdesit të mjekëve, këta të fundit nuk ia dolën ta mbanin dot në jetë. Rinaldi ishte pjesë e klubit të Atalantës, ku luante me të rinjtë e saj.

Së fundi ishte dërguar në formën e huazimit në radhët e klubit të Leganos në Serie D për të fituar më tepër minuta dhe eksperioencë. Por jeta kishte rezervuar një tjetër fat për të, duke bërë që karriera e 19-vjeçarit të përfundojë pa nisur mirë.