JOQ Albania
Home

Ndizet merkatoja, Leroy Sane do transferohet te Bayerni i Mynihut
Shkruar nga: K Demiraj | Publikuar më: 09/05/2020 18:06

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Me rifillimin e Bundesligës që starton javës tjetër, ekipet gjermane kanë nisur të mendojnë edhe për merkaton. Sigurisht që një hap para të gjithëve është Bayerni i Myihut.

Gjigantët bavarezë duan me ç'do kusht transferimin e Leroy Sane dhe marrëveshja është më pranë se kurrë.

Sipas Athletic, Manchester City dhe Bayern janë pajtuar për tarifën e transferimit të Sane.

Anësori gjerman, ka kontratë me Manchester Cityn deri në verën e vitit 2021, dhe për të evituar një largim falas, kampionët e Premierligës kanë ulur çmimin e tij.

Me rikthimin në Gjermani, Sanes do t’i duhet të luajë kundër ish skuadrës së tij, Schalke, nga e cila ishte transferuar në Angli, në vitin 2016.