JOQ Albania
Home

Tashmë e konfirmuar/ Disa lojtarë të Milanit janë infektuar nga koronavirusi
Shkruar nga: K Demiraj | Publikuar më: 09/05/2020 14:54

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Mediat italiane raportuan dje se pas Torinos, Sampdorias dhe Fiorentinës, edhe skuadra e Milanit kishte zbuluar disa raste të reja me koronavirus në ekip.

Drejtuesi i lartë i kuqezinjve, Paulo Scaroni ka konfirmuar se skuadra ka disa lojtarë të infektuar me koronavirus të cilët po shërohen.

Fillimisht, u mendua se Paulo Maldini dhe djali i tij, Daniel, ishin rastet e vetme të Milanit me COVID-19, por tani janë zbuluar dhe disa të tjerë, teksa emrat nuk bëhen publikë.

Scaroni tha:

Ne kemi disa lojtarë të infektuar që po shërohen. Millanello është hapur dhe ne kemi filluar sërish me stërvitjet, duke mbajtur distancën. Po bëjmë hapa drejt rifillimit. Ne duhet të mësohemi të jetojmë me virusin dhe kjo vlen edhe për futbollin. Nuk është e mundur të qëndrosh akoma derisa shkalla e infeksionit është zero. Në fund të fundit, ne duhet të miratojmë formulën gjermane,e cila i vendos të infektuarit në karantinë, ndërsa të tjerët vazhdojnë.