JOQ Albania
Home

Maradona e adhuronte, ish-futbollisti argjentinas ndahet nga jeta për një biçikletë
Shkruar nga: K Demiraj | Publikuar më: 08/05/2020 22:43

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Futbolli argjentinas ka marrë ditën e sotme një lajm të hidhur, pasi ish-lojtari legjendar, Tomas Karloviç, është ndarë nga jeta në mënyrë tragjike.

71-vjeçari ka rënë pre e një grabitjeje, që në Argjentinë janë të shpeshta.

Dy persona kanë tentuar t’i marrin me dhunë biçikletën, ndërsa Karloviç i ka kundërshtuar duke i kundërsulmuar.

Një nga dy keqbërësit e ka goditur ish-mesfushorin, i cili ka rënë në tokë, duke u përplasur me cepin e bordurës së trotuarit dhe duke humbur jetën.

Karloviç ishte i lindur në Rozario me prindër kroat, të cilët kishin emigruar drejt Argjentinës.

Ai e nisi karrierën e tij si futbollist në skuadrën e qytetit, Rozario Çentral, por momentet më të bukura i përjetoi në klubin e Çentral Kordoba, ku qëndroi plot nëntë sezone.

Ish-mesfushori njihej ndryshe me nofkën “El Trinche” dhe e la futbollin në vitin 1986. E gjithë Aergjentina është në zi për humbjen e tij.

Tomas Karloviç ishten njëri prej futbollistëve të preferuar të ikonës së futbollit Diego Armando Maradona.

Kur ish-sulmuesi i Napolit u transferua në Argjentinë në vitin 1993 te Njuell Old Bois, ai deklaroi se iu bashkua skuadrës për shkak të respektit dhe vlerësimit të Karloviçit.