JOQ Albania
Home

Tani është zyrtare/ Kur të rinisë futbolli, do të kryhen 5 zëvendësime gjatë një ndeshje
Shkruar nga: K Demiraj | Publikuar më: 08/05/2020 17:39

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Me t’u rikthyer futbolli në kohën e pandemisë COVID-19, skuadrat do të kenë të drejtën të realizojnë deri në pesë zëvendësime brenda një ndeshje.

Propozimi i FIFA-s, është aprovuar nga IFAB, për të bërë këtë ndryshim të përkohshëm.

Kjo ide erdhi fillimisht nga FIFA, për të ndihmuar futbollin dhe futbollistët, që pritet të vazhdohet edhe gjatë verës, kur temperaturat të jenë të larta.

Njoftimi i IFAB:

Bordi i Shoqatës Ndërkombëtare të Futbollit ka pranuar të bëjë një ndryshim të përkohshëm në Ligjet e lojës bazuar në një propozim të marrë nga FIFA që kërkon të mbrojë mirëqenien e lojtarëve."

Ky ndryshim i përkohshëm ka hyrë në fuqi me efekt të menjëhershëm dhe tashmë pritet rinisja e futbollit për t'u aplikuar zyrtarisht.