JOQ Albania
Home

Neymar ekspert i pokerit, fiton sërish një shifër të lartë
Shkruar nga: K Demiraj | Publikuar më: 08/05/2020 14:58

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Kampionati francez (Ligue 1) është ndërprerë përfundimisht teksa PSG është shpallur kampion. Me situatën e krijuar, yjet e klubit parisien kërkojnë tashmë të kalojnë kohën e lirë me aktivitete të tjera.

Si zakonisht, ai që kujdesët më së shumti për t’u argëtuar në maksimum në kohën e lirë është braziliani Neymar.

Sulmuesi 28-vjeçar ka dashur të të tregojë se klasin e ka edhe në tavolinën e pokerit, madje kaloi pritshmëritë, duke rezultuar edhe më i mirë.

O’Ney ka marrë pjesë në një turne online duke u futur me 20 euro e duke dalë me 2300 euro në xhep.

Nuk është hera e parë që Neymar merr pjesë në një turne pokeri online e nuk është një sekret pasioni i lojtarit për këtë lojë me letra që, gjatë karantinës së detyruar për shkak të Covid-19, është bërë aktiviteti zbavitës i tij i preferuar.

Pasion që, përvec atij për futbollin, mbrazilian e mban të simbolizuar edhe në lëkurë me dy tatuazhe.