JOQ Albania
Home

Kaos edhe në Spanjë, pesë futbollistë të La Ligës dalin pozitivë ndaj koronavirusit
Shkruar nga: K Demiraj | Publikuar më: 08/05/2020 10:54

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Kur ekipet kanë zbritur në fushë për stërvitje dhe po bëhet gati rifillimi i sezonit, një lajm i keq vjen nga Spanja. Pesë futbollistë të La Ligës kanë rezultuar pozitivë ndaj testit të koronavirusit.

Lajmin e konfirmon "RAC1", e cila raporton se rezultatet e raundit të parë në elitën e futbollit spanjoll kanë prodhuar pesë rezultate pozitive.

Testet janë kryer për të gjithë futbollistët, trajnerët dhe punonjësit sportivë nga të gjitha skuadrat. Natyrisht që ky rezultat vjen për shkak të testeve masive që po bëhen.

La Liga është duke pritur të gjitha rezultatet para se të marr një vendim final për fatin e ligës, por nëse ky numër rritet, mund të vihet seriozisht rifillimi i kampionatit.

Barcelona dje ka dorëzuar të gjitha testet e bëra të cilat kanë rezultuar të jenë negative.

Për këtë, skuadra katalanase do të rikthehet në stërvitje sot pas dy muajsh. Në orët në vazhdim pritet të mësohet se futbollistët e kujt skuadrave kanë rezultuar pozitivë.