JOQ Albania
Home

Do matet temperatura dhe atletet do vishen në fushë/ Roma merr masa të rrepta në stërvitje
Shkruar nga: K Demiraj | Publikuar më: 08/05/2020 10:40

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Klubet italiane janë rikthyer në stërvitje, në pritje të rifillimit të Serisë A. Masat shtrënguese janë mjaft të rrepta dhe lojtarët po i zabatojnë ato me rigorozitet.

Klubi i Romës, ka marrë disa masa shtesë për të parandaluar përhapjen masive të virusit dhe ato janë pasqyryar nga mediat italiane.

Kështu, futbollistëve iu është matur fillimisht temperatura nëpërmjet një termoskaneri, më pas është vendosur që dhomat e zhveshjes të jenë të mbyllura dhe futbollistët mund të ndërrohen vetëm në dhoma personale.

Sakaq, një tjetër aspekt që bie në sy është se atletetet do të vishen vetëm në hyrje të fushës për të mbrojtur pastërtinë.

Ndërkaq, pjesëtarët e stafit të cilët do të qëndrojnë në fushë me futbollistët janë të detyruar të qëndrojnë me maskë. Masa vërtet të rrepta, të cilat tregojnë më së miri kaosin dhe vështirësinë që i shkaktoi ky virus Italisë.