JOQ Albania
Home

Son përfundon me sukses shërbimin ushtarak, shpallet më i miri në grupin e tij
Shkruar nga: K Demiraj | Publikuar më: 08/05/2020 9:59

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Ylli i Tottenhemit, Heung-min Son, ka përfunduar me sukses shërbimin ushtarak në Korenë e Jugut dhe tashmë është i lirë ndaj shtetit.

27 vjeçari ka qenë i detyruar që për tre javë të shërbejë si ushtar, në bazë të ligjeve të vendit të tij.

Shërbimi në ushtri është i detyruar në Korenë e Jugut, por Son, pas suksesit të arritur në Kupën e Azisë, ka qenë i liruar nga shërbimi që ndjekin të gjithë, duke u detyruar të paraqitet në vetëm tre javë.

Son, ka shfrytëzuar ndalimin e futbollit nga COVID-19, për të shërbyer në ushtrinë e vendit të tij.

Madje, këtë shërbim Son e ka bërë me shumë sukses, pasi është emëruar një nga pesë rekrutët më të mirë në njësinë e tij.

Tani Son i duhet të rikthehet në Angli, për t’iu bashkuar Tottenhamit në stërvitje, me shpresën se pjesa e mbetur e sezonit do të vazhdojë.