JOQ Albania
Home

Ekskluzive, policia e Lleshit e procedoi të riun në gjendje të lirë/ Flet motra 8-vjeçari: Ai e përplasi e iku
Shkruar nga: S Shtjefni | Publikuar më: 06/05/2020 15:58

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Një aksident i rëndë u raportua mbrëmjen e djeshme nga qyteti i Vlorës.

Kujtojmë këtu se një fëmijë, 8 vjeç u përplas nga një makinë në Vlorë. Shoferi i makinës, pasi përplasi të voglin u largua nga vendi i ngjarjes.

Ndërsa së fundmi e ditur bëhet se policia, e cila është në drejtimin e ministrit, Sandër Lleshi ka vendosur ta procedojë në gjendje të lirë shoferin M.M., 23 vjeç.

Sjellim në kujtesë se aksidenti ndodhi në lagjen “10 Korriku”, pranë një karburanti.

Së fundmi për JOQ Albania ka folur edhe motra e 8- vjeçarit. Në mesazhin e saj ajo ka shkruar se vëllain e saj e përplasi makina dhe personi që e përplasi iku nga vendi i ngjarjes.

Mesazhi i plotë:

E përpasi makina dhe personi që e përlasi iku. Ka ardhur në shtëpi tani, nuk ka probleme. Ka të gërvishura në trup.

Ndërsa disa ditë më parë në Fier u arrestua si kriminel një dentist i cili kishte dalë të blinte dy bukë për prindërit e moshuar. Si tha dhe vetë ai e kishin qëlluar edhe me shpullë në komisariat. Si duket policia e Lleshit, paska dy standarde.