JOQ Albania
Home

Ekskluzive/ Arbjan Mazniku nuk ngopet me lekë, nënkryetar bashkie dhe administrator kompanie
Shkruar nga: M Gjini | Publikuar më: 05/05/2020 23:10

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Edhe akullore, edhe çokollatë!

Pak ditë më parë plasi skandali tejet i komentuar në media për gazetaret Mira Kazhani dhe Bieta Sulo të cilat u provua se kishin marrë rrogë si të punësuara pranë UKT, institucion ky në varësi të Bashkisë Tiranë.

Irritimi i publikut ishte mjaft i madh, jo vetëm se ka shumë specialistë të aftë që prej kohësh janë të papunë pasi vendet zihen në mënyrë aspak profesionale, por edhe sepse gjërësisht mbizotëroi mendmi se nëse i bën qoka qeverisë, paguhesh duke shpërdoruar taksat e shqiptarëve.

Por me sa duket, Mira dhe Bieta nuk janë të vetmet që janë të punësuara në disa vende dhe marrin disa rroga. I tillë është edhe rasti i nënkryetarit të Bashkisë Tiranë, Arbjan Mazniku.

Sipas të dhënave zyrtare, Arbjan Mazniku rezulton i punësuar në dy vende. Së pari si nënkryetar i Bashkisë Tiranë me një rrogë rreth 1 milion e 150 mijë lekë të vjetra në muaj dhe gjithashtu edhe si administrator i shoqërisë ECO TIRANA SH.A. me një rrogë mujore prej mbi 1 milionë lekë të vjetra.

Sipas të dhënave rezulton se Mazniku ka filluar të paguhet si administrator i kësaj shoqërie nga muaji tetor 2019 e deri më sot. ECO TIRANA SH.A. është një shoqëri aksionare e themeluar në vitin 2016, e cila ofron shërbimin e higjenës urbane dhe grumbullimin e diferencuar të mbeturinave, ku 51% të aksioneve i zotëron Bashkia Tiranë.

Në një kohë kur shumë shqiptarë ende nuk kanë marrë “pagat e luftës” dhe numërojnë qindarkat për të ngrënë bukën e përditshme, Arbjan Mazniku merr dy rroga të majme çdo muaj, si nënkryetar bashkie dhe si administrator kompanie. Epo, i hëngsh me shëndet Arbjan!