JOQ Albania
Home

Iu prish televizori brenda garancisë/ “Aza Electronics” s’ia ndjen për klientin, e telendis për 25 ditë
Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 30/04/2020 22:32

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Një nga atributet, por dhe qëllimet kryesore që definojnë një kompani, është fakti se sa të kënaqur janë klientët e saj me shërbimet e ofruara.

Të paktën kështu thuhet parimisht, por praktikisht ndodh ndryshe, sidomos në Shqipëri, ku shërbimi i një pjese të mirë të kompanive lë shumë për të dëshiruar.

I tillë është edhe një rast i denoncuar në redaksinë e JOQ Albania së fundmi, ku një qytetar nga Korça ka mbetur i pakënaqur nga shërbimi teknik i një kompanie që shet produkte elektro-shtëpiake, televizorë, celularë, kompjutera etj.

Bëhet fjalë për kompaninë 'Aza Electronic', që nuk është një emër i panjohur, pasi vetëm pak ditë më parë denoncuam edhe një rast abuziv e një iPhone të vitit 2016, që kompania në fjalë e shiste për 1 milion lekë, kur vlera e tij reale në treg nuk është më tepër se 600 euro.

Ndërkohë, denoncimi më i fundit, përveç abuzimit me çmimet, zbulon edhe një tjetër "anë të errët" të kompanisë në fjalë.

Denoncuesi tregon për JOQ Albania se ka blerë një televizor tek 'Aza Electronics', por që i është prishur.

Ai e ka dërguar për ta rregulluar te kompania në fjalë, pasi produkti ishte brenda garancisë, por ka më shumë se 25 ditë që ende nuk e kanë rregulluar.

Mirëpo, sikur të mos mjaftonte kjo, qytetari është përpjekur të kontaktojë në kontaktet e lëna nga kompania, po përgjigja që i është dhënë e ka lënë pa fjalë.

Siç shihet dhe në fotot e dërguara, kompania jo vetëm që nuk i ka kthyer përgjigje se çfarë ka ndodhur me televizorin e tij, por e pyet nëse ai ka mundur të sigurojë një televizor tjetër, pa kërkuar në rradhë të parë ndjesë për pritjen e gjatë të klientit të saj. Si rregull, nëse një produkt prishet brenda garancisë, kompania duhet t'i japë një tjetër produkt të përdorur që të mos i prishë punë klientëve të saj.

Ai i ka lënë edhe numrin e tij të telefonit, por kompania nuk ka denjuar që ta kontaktojë, për t'i thënë edhe sa "25 ditësha" të tjerë duhet të presë, për një problem teknik, që maksimumi nuk kërkon më tepër se disa orë për t'u rregulluar.

Por nuk mbaron me kaq! Qytetari i ka kontaktuar edhe vetë në telefon, por sipas tij për ditë i thonë të njëjtat fjalë, duke e "telendisur".

Denoncuesi shkruan:

Pershendetje JOQ! Ju lutem ka mundesi te besh pak publike kete problem? Kam 25 dite qe kam cuar tv per te regulluar se u prish ishte brenda garancise. Keta te aza le qe nuk po e bej e po as nuk kthejne pergjigje se kur behet. I kam telefonuar per dite e me thone te njejtat fjale. Ka probleme me bordin.