JOQ Albania
Home

Ilir Beqaj fut në xhep 6 milion euro tendera, pastaj kërkon uljen e pensioneve
Shkruar nga: M Gjini | Publikuar më: 29/04/2020 22:19

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Gjithmonë e më tepër shumë shqiptarë të mirë e të ndershëm po fillojnë t’i quajnë bashkëkombasit e tyre përfshirë dhe veten, me emrin e një kafshe simpatike që gjendet me shumicë edhe në vendin tonë, me emrin dele. Ka ndodhur që dikush edhe të jetë irrituar me këtë term, por faktet tregojnë se ndoshta fjala dele është disi e zbutur dhe mund të meritonim edhe më keq.

Pak ditë më parë ish ministri i shëndetësisë, Ilir Beqaj, deklaroi se mund të mendohej rishikimi i pensioneve. Kjo deklaratë në fakt irritoi shumë qytetarë jo thjesht se pensionet janë tepër të ulta sa nuk dalin as për mbijetesë, por edhe se Ilir Beqaj perceptohet si një ndër personat që ka përfituar më shumë me kompaninë e tij INTECH+ nga tenderat e dhëna nga shteti.

Kështu nëse i referohemi të dhënave publike, rezulton se Ilir Beqaj ka qenë ortaku kryesor me 51% të aksioneve të kësaj shoqërie deri më 09.09.2013 kohë kur PS erdhi në pushtet. Në këtë datë, ai rezulton t’i ketë shitur këto kuota aksionesh tek ortaku tjetër dhe miku i tij Sokol Sinani, i cili aktualisht rezulton të jetë edhe administratori dhe ortaku i vetëm i kësaj kompanie.

Nga viti 2014 deri në muajin prill të vitit 2020 rezulton se kjo kompani ka fituar plot 378 tendera me vlerë mbi 6 milionë euro, kryesisht në fushën e informatikës. Pra pasi u ka marrë shqiptarëve mbi 6 milion euro nga taksat e tyre, Beqaj do t’u ulë dhe pensionet!

Hë, si thoni? Jemi apo jo dele?