JOQ Albania
Home

‘Ujë s’ka, nga 6 veta në dhomë’, burri nis pamjet nga hoteli: Janë mbi 50 policë, bëjnë presion!
Shkruar nga: S Shtjefni | Publikuar më: 29/04/2020 16:55

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Gjendja në vendin tonë është e rënduar prej koronavirusit. Rastet me të infektuar janë shtuar nga dita në ditë.

E teksa thirrjet për të qëndruar në shtëpi vazhdojnë në vendin tonë, një video me pamje të shqetësuese ka mbërritur pranë redaksisë së JOQ Albania.

Kujtojmë këtu se shqiptarët që janë kthyer nga jashtë vendit duhet të qëndrojnë të izoluar në hotele për 14 ditë. Shpenzimet si të ushqimit dhe të qëndrimit ata duhet t’i paguajnë vetë.

Shqiptari që ka nisur videon pranë JOQ Albania thotë se ata janë duke qëndruar në hotel në Pogradec dhe se kushtet aty janë skandaloze dhe as ujë nuk ka.

Mes rreshtash në mesazhin e tij ai ka shkuar e kanë rrethuar hotelin me mbi 50 policë, që sipas tij shajnë dhe u bëjnë presion mos të dalin jashtë.

Po ashtu ai thotë se midis tyre ka dhe fëmijë dhe gra shtatzëna. Sipas asaj që shkruan shqiptari u thonë se mund të rrinë edhe nga 6 veta në dhomë.

Në përfundim të mesazhit të tij, ai pyet se si mund të rruhen nga koronavirusi, kur u thonë se do rrinë nga 6 veta në dhomë?!

Mesazhi i plotë:

Jemi ne hotel pogradec bej noj shkrim per neve ju lutemi se jemi ne kushte skandaloze sepse ketu qenka skandal ska as uj azgje as buk do marrim te gjitha me shpenzimet ton ne dogan na thane qe i keni te paguara me 7 euro edhe kur firmosem na thon qe do paguani 20 milek hotel edhe ushqimin do i paguani vete jemi shum shum keq njerzit po vriten ktu. E kan rrethuar hetelin mbi 50 polic shajne mos dilni jasht mos ju shohim fare vetem bejne presjon hoteli ka femij minoren gra shtatezane nuk e dime kryetar te lutem beje i shkrim per ne hoteli quhet ...Hotel kalaja ne daljet pogradecit hoteli ka 180 veta brenda ne dhome rrime nga 4-5-6 veta si mund te ruhemi nga virusi kur rrim 6 veta ne dhome ku ta dime cfar ka tjetri ju lutem bej dicka per ne.