JOQ Albania
Home

Shqiptari vdes në Angli, apel për të ndihmua familjen e tij: T’u lehtësojmë sado pak dhimbjen
Shkruar nga: S Shtjefni | Publikuar më: 26/04/2020 16:13

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Një i ri ka shkruar pranë redakisë së JOQ Albania dhe ka treguar se një shqiptar ka ndërrur jetë në Angli. Ai ka bërë thirrje që të ndihmohet familja e të ndjerit, pasi janë duke kaluar momente të vështira.

E ditur bëhet se i riu ka ndërruar jetë në datë 19 prill dhe se familja e tij ndodhet në një situatë të vështirë edhe për shkak të pandemis së koronavirusit.

Ndërsa në një faqe që është hapur për të mbledhur të ardhura për familjen e të riut që ka ndërruar jetë në Angli shkruhet:

Njoftojme te aferm, shoke dhe miq per humbjen e parakohshme te njeriut tone te dashur Arsen Zaganjori, I cili nderroi jet aksidentalisht me 19 Prill ne Manchester. Per arsye se ndodhemi ne nje situate sfiduse nga pandemia kemi vendosur per te hapur nje fondacion per t’i lehtesuar sado pak dhimbjen familjes se tij. Faleminderit!

Si përfundim mund të thuhet se kush të mundet të japë kontribut, aq pak sa të mundet për t’ia letësuar sado pak dhimbjen famijes së të riut që ka humbur jetën në Angli.