JOQ Albania
Home

Ceren Ismet Shehu “kullufit” repartin ushtarak për 20 vjet për vetëm 1 euro
Shkruar nga: M Gjini | Publikuar më: 25/04/2020 22:47

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Me një vendim të publikuar në Fletoren Zyrtare, Edi Rama i ka falur një restoranti në Surrel një prone shtetërore për vetëm 1 Euro. Bëhet fjalë për ish-repartin ushtarak Nr. 3031 me vendndodhje në Tirane, në administrim të Ministrisë së Mbrojtjes.

Sipas vendimit, mësohet se shoqëria “CEREN Ismet Shehu Sh.p.k.” do të marrë me qira këtë pronë shtetërore për 20 vjet duke paguar vetëm 1 Euro.

Por jo vetëm kaq, sipërfaqja e cila do të merret me qira është jo pak, por plot 40 mijë metra katrorë! Po, po, e lexuat mirë! Madje në brendësi gjenden edhe 10 tunele.

Sipas një hulumtimi, ky restorant gjendet mjaft afër me vilën bunker në të cilën banon Edi Rama. Duket se kryeministri nuk ia ka dhënë më kot këtë dhuratë këtij restoranti, pasi është parë shpesh të ushqehet aty.

Nga ana tjetër, në çdo postim në rrjetet sociale të Edi Ramës dhe të Erion Veliaj-t, nuk mungon pëlqimi i dhënë nga rstoranti. Epo, e gëzoftë pronën shtetërore! Ndonëse në dukje qeveria është fokusuar shumë se gjasme po shpëton popullin nga COVID-19, në të vërtetë nuk nguron të bëjë qokat tek klientët.