JOQ Albania
Home

U kthye nga Londra, emigrantja shqiptare ‘llahtariset’ nga kushtet skandaloze higjienike në hotel
Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 24/04/2020 1:23

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Një emigrante shqiptare, e cila është kthyer nga Londra gjatë këtyre këtyre ditëve, ka dërguar një mesazh në redaksinë e JOQ Albania, ku denoncon kushtet skandaloze higjienike të hotelit ku është akomoduar, pasi qeveria kërkoi karantinimin për 14 ditë të të gjithë emigrantëve që kthehen në Shqipëri.

Ajo ka dërguar disa foto, ku shihen qartë që nuk ekzistojnë as kushtet më minimale higjienike, duke rrezikuar që ambienti të shndërrohet në një burim infeksionesh të ndryshme.

Emigrantja është vendosur në një nga hotelet e vendosur nga qeveria në dispozicion në qytetin e Durrësit.

Më tej, ajo denoncon edhe sjelljen e stafit të hotelit, teksa shprehet se i kanë lënë nga ora 9 deri në 1 të natës pa i akomoduar.

Për më tepër që do të jenë vetë emigrantët që duhet të paguajnë strehimin në hotel dhe ushqimin. Por kur nuk ekzistojnë as kushtet higjienike, kjo bëhet edhe më e rëndë për ta.

Mesazhi i qytetares:

Mirmbrama JOQ! Une qe po ju shkruaj jam nje qytetare e mbetur ne Londer nga COVID 19. Pronotuam hotelet qe ishin vene ne dispozicion. Kur erdhem tek Kolaveri ne Durres. Na lane nga ora 9 deri ne 1 te nates pa na akomoduar. Dhe kur na akomoduan morem keto dhoma. Ju lutem shifni vete, dhoma ime por ka akoma edhe me keq. Keto vetem kushte karantinimi nuk jan. As kushtet me minimale higjenenike nuk jane.

Kujtojmë këtu që qeveria deklaroi disa javë më parë se godinat e Kavaleshencës në Durrës do të përdoreshin si karantinë për emingrantët e ardhur nga jashtë, por ky vendim u ndryshua në mënyrë të papritur, dhe u vendosën disa hotele në dispozicion, ku emigrantët duhet ta paguanin shërbimin nga xhepi i tyre.