JOQ Albania
Home

Besa Shahini harxhon 1 miliardë lekë për blerje karrigesh e tavolinash
Shkruar nga: M Gjini | Publikuar më: 23/04/2020 22:55

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Situata e krijuar në vend si pasojë e COVID-19 paralizoi të gjitha fushat e jetës, e natyrisht edhe arsimin. Prej gati 2 muajsh, të gjitha shkollat dhe universitetet në vend janë mbyllur dhe mësimi zhvillohet online.

Mirëpo veç vështirësive të ndryshme, një hall më vete është edhe pagesa për rimbushjen e internetit në telefonat e nxënësve apo studentëve për të përballuar fluksin e lartë të të dhënave që transmetohen gjatë mësimit online, siç janë fotot dhe videot, që siç dihet e harxhojnë shumë shpejt internetin.

Por në një kohë kur të gjithë janë goditur ekonomikisht nga COVID-19, dhe në vend që të gjejë zgjidhje sa më ekonomike për mesimin falas online për nxënësit dhe studentët, Besa Shahini gjen kohë dhe harxhon mbi 1 miliardë lekë për blerje tavolinash e karrigesh në konviktet e Shkodrës, Vlorës dhe Korçës.

Sipas një publikimi të ditës së sotme, mësohet se Ministria e Arsimit do të harxhojë plot 1 miliardë e 70 milionë lekë të vjetra me TVSH për të blerë karrige dhe tavolina.

Sipas tenderit me referencë REF-53468-03-09-2020, me objekt “Blerje pajisje akomoduese per konviktet e studentëve Shkodër, Vlorë dhe Korçë”, është njoftuar një ditë më parë. Kjo shumë e konsiderueshme parash, do të shkojë përveç blerjeve të tavolinave e karrigave, edhe për rafte, varëse rrobash etj.

Ndoshta me gjithë këto para që do të japë për tavolina e karrige, Besa Shahini mund të kishte hartuar ndonjë paketë për të lehtësuar disi pagesat e internetit për mësimin online të qindra e mijëra familjeve të nxënësve dhe studentëve të cilat tashmë përballen edhe me largimin nga puna të prindërve për shkak të mbylljes së shume bizneseve.

Bravo Besa, e ki ba m*t!