JOQ Albania
Home

Polici “tapë” humb rrugën për në Durrës, çiklisti e vë në lojë: Jemi në dalje të Kavajës
Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 21/04/2020 23:14

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Një video e pazakontë ka mbërritur mbrëmjen e sotme në redaksinë e JOQ Albania, e cila tregon një punonjës policie, që duket se është bërë "tapë".

Siç shihet dhe në video, efektivi i policisë ka mbetur në 'mes të katër rrugëve', pasi një shofer të cilit i ka kërkuar ta transportonte në Durrës, duke i kërkuar ndihmë një çiklisti që po kalonte rastësisht aty se si të shkonte në Durrës.

Mirëpo, punonjësi i policisë duket se ka pirë aq shumë saqë nuk arrin të kuptojë se në të vërtetë ndodhet te mbikalimi i Shkozetit në Durrës.

Polici e pyet çiklistin se në cilin vend ndodhet dhe ky i fundit duke parë gjendjen e tij i e vendos në lojë duke i thënë se ndodhen në dalje të Kavajës.

Ai tregon se e kishte zënë gjumi në makinën që po e transportonte, ndërsa në fund të videos shan edhe shoferin që e la aty.

Qytetetari që ka dërguar videon thotë se efektivi në fjalë është punonjës i Komisariatit nr. 5, Kamëz.

Mesazhi i qytetarit:

Pershendetje joq! Shikoni policin tap te mbikalimi i Shkozetit. Esht polici i rajonit nr 5 kamez. E njoh se kam pas kontakte 100 her me te.