JOQ Albania
Home

Ekskluzive/ Ngjarja e rëndë në Tiranë, dalin pamjet nga vendi ku ra nga lartësia 45-vjeçarja
Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 21/04/2020 19:37

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Një ngjarje e rëndë tronditi pasditen e sotme kryeqytetin, ku një grua dyshohet se u vetëhodh nga një pallat dhe ndërroi jetë në spital.

Policia njoftoi se ngjarja ndodhi rreth orës 17:20, në rrugën "Panorama", ndërsa paraprakisht dyshohet se 45-vjeçarja vuante nga probleme të shëndetit mendor.

Së fundmi, në redaksinë e JOQ Albania kanë mbërritur pamje nga vendi i ngjarjes, ku shihet autoambulanca që transporton gruan drejt spitalit.

Viktima nuk arriti dot t'u mbijetonte plagëve të marra, duke humbur jetën.

Policia njoftoi se viktima është identifikuar si shtetasja A.Sh, rreth 45-vjeçe.

Nuk dihen ende shkaqet dhe rrethanat e ngjarjes, ndërsa policia ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të tyre.

Njoftimi i policisë:

Tiranë/Informacion paraprak Më datë 21.04.2020, rreth orës 17:20, në rrugën “Panorama”, ka rënë nga lartësia në sheshpushimin e pallatit, shtetasja A.SH., rreth 45 vjeçe, e cila ka ndërruar jetë, sipas ekipit të ambulancës. Grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe vijon puna për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, ku paraprakisht dyshohet se vuante nga probleme të shendetit mendor.