JOQ Albania
Home

Ekskluzive/ Del videoja, si u dhunua mjeku me të vëllanë nga drejtori i Policisë së Beratit
Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 16/04/2020 21:04

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Një denoncim i rëndë mbërriti ditën e sotme në redaksinë e JOQ Albania, ku një qytetar nga Berati tregoi një rast flagrant dhune, me protagoniste Policinë e Shtetit.

Kësaj protagonist i dhunës nuk ishte ndonjë efektiv i thjeshtë, por vetë drejtori i Policisë së Beratit, Hasan Ahmetaj.

Qytetari u shpreh se Ahmetaj kishte dhunuar mjekun e urgjencës së spitalit të qytetit, Edison Skëndo, specializant në kardiologji.

Së fundmi, JOQ Albania ka siguruar edhe videon që tregon momentin kur zyrtari i lartë i Policisë së Shtetit dhunon mjekun Skëndo dhe vëllain e tij.

Siç shihet dhe në video, Ahmetaj ka goditur vëllain e Skëndos me shkelm, ndërsa vetë mjekun e tërheq prej bluze.

E gjithë skena është regjistruar në trotuarin e një rruge pranë Drejtorisë Vendore të Policisë Berat dhe përkon ekzaktësisht me denoncimin e bërë nga qytetari pak orë më parë, i cili tha se drejtori i Policisë goditi të vëllanë e mjekut.

Incidenti ndodhi pasi Skëndo ishte duke lëvizur së bashku me vëllain e tij, kur drejtori i Policisë i ka ndalur duke u kërkuar autorizimin e lëvizjes.

Më pas, midis tyre ka pasur një debat për shkak se mjeku nuk dispononte lejen e lëvizjes, e cila bëri që Ahmetaj të "tregojë forcën" mbi ta.

Sipas dëshmisë së mbërritur në redaksinë e JOQ Albania, mjeku Skëndo ndodhet në ambientet e Drejtorisë së Policisë Berat.

Ndërkohë, qytetari që ka dërguar videon në redaksinë e JOQ Albania shprehet se Ahmetaj i ka ofenduar dy vëllezërit.

Njëri prej tyre i ka kërkuar llogari pse po sillej në këtë mënyrë, por drejtori i Policisë Berat duket se e ka "tërbuar" kjo pyetje me të drejtë e qytetarit, duke e bërë që të "turfullojë" ndaj tij, duke e goditur me shkelm, siç tregohet qartë edhe në video.

Por, sipas qytetarit, ky nuk është rasti i parë që Hasan Ahmetaj dhunon qytetarët e Beratit.

Sipas tij, dy ditë më parë Ahmetaj ka goditur me grusht në dyqanin e tij një ish-sportistin kampion të mundjes, Hajri Dhelpra, i cili është një figurë e respektuar në qytetin e Beratit.

Qytetari thotë se të dyja skenat kanë ndodhur në ambiente publike.

Një tjetër detaj tepër të rëndësishëm që përmend denoncuesi është se vëllai i mjekut është dërguar në spital, pasi ka shenja në trup që ja ka shkaktuar drejtori i Policisë.

Video e siguruar nga JOQ është vetëm një pjesë e shkurtër e ngjarjes, pasi vëllai i mjekut mund të jetë dhunuar edhe në ambientet e brendshme të komisariatit, pasi një drejtor i cili guxon të dhunojë qytetarët edhe në ambiente publike, nuk dihet se ç'mund t'u bëjë të shoqëruarve në rajonin e policisë.

Mesazhi i qytetarit:

Pershendetje JOQ! Kjo video eshte filmuar sot 100 m para komisariatit, drejtori i policise ka share dy vellezer dhe njeri i ka kerkuar llogari pse sillet ne kete menyre. Hasani e ka goditur dhe e ka showeruar ne polici, madje i ka bere kallzim sikur ky djali e ka goditur Ai djali eshte doktor dhe per momentin eshte ne dhome te izolimit. Kete histori e di gjithe Berati dhe mund ta verifikoni. Edhe para dy ditesh Hasan Ahmetaj ka goditur me grusht ne dyqanin e tij nje ish sportist kampion i mundjes dhe shume i nderuar ne qytetin e Beratit Hajri Dhelpra. Edhe kete e kane para te gjithe njerezit qe kane qene aty dhe kane nderhyre. Edhe vellai i ati djalit te sotem ka shkuar ne spital dhe po ben nje vizite se ka shenja ne trup qe ka ka shkaktuar Hasan Ahmetaj. Per keto qe ju thash mbaj pergjegjsi te ju se jane mese te sigurta.