JOQ Albania
Home

Koronavirusi/ Çunat e Shkodrës bëjnë detyrën e policisë, s’lejojnë askënd të futet në lagjen e tyre
Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 16/04/2020 0:34

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Një video e pazakontë ka mbërritur në redaksinë e JOQ Albania mbrëmjen e sotme, e cila tregon disa të rinj që duket se kanë vendosur të kryejnë detyrën e policisë.

Videoja është filmuar në lagjen Shirokë të qytetit të Shkodrës, ku disa nga banorët e zonës nuk lejojnë të futen qytetarë të tjerë për t'u mbrojtur na koronavirusi.

Qytetari që e dërgoi shprehet se vendosën që të ndërmerrnin këtë "masë", për shkak të mungesës në zonë të Policisë së Shtetit, e cila ditët e fundit duket se e ka "lëshuar kontrollin e situatës".

Siç shihet dhe në video, të rinjtë, të cilët janë të pajisur edhe me masa mbrojtëse, kanë kthyer automjetet që vinin në drejtim të lagjes së tyre.

E themi këtë pasi edhe mbrëmjen e djeshme, një video që mbërriti në redaksinë e JOQ Albania tregonte standardin e dyfishtë të Policisë së Lleshit, e cila lejoi disa vajza me makinë të vërdalliseshin nëpër Tiranë, ndërkohë që po dje efektivët gjobitën një burrë të varfër nga një fshat i Elbasanit, i cili kishte bërë 15 km rrugë në këmbë për të paguar sigurimet shoqërore, vetëm se nuk kishte autorizimin për të dalë.

Ai shkruan:

Prsh jeta osht qef kjo eshte nje vidjo nga shiroka nje lagje e shkoders ku banoret nuk lejojn te futet qytetae te tjer per tu mbrojtur nga korona virus, ne mungese te policise.

Vlen të theksohet se qarku i Shkodrës është vatra e dytë më e madhe e koronavirusit në Shqipëri, ku pak më parë u konfirmuan edhe gjashtë raste të reja, duke e çuar në 82 numrin e përgjithshëm të të prekurve në rang qarku.

Megjithatë, pavarësisht se rastet e reja po rriten me shpejtësi në këtë qark, ku policia duhet të kishte shtuar kontrollet dhe patrullimet, duket se kjo detyrë tashmë u ka mbetur në dorë vetë banorëve për ta kryer.