JOQ Albania
Home

“Dolën të blinin patate”/ Çifti nga Durrësi 3 ditë në paraburgim, fëmija 7 vjeç mbeti vetëm
Shkruar nga: G Hasani | Publikuar më: 15/04/2020 11:10

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Pak ditë më parë policia e Lleshit arrestoi në Durrës një çift bashkëshortësh, të cilët kishin dalë për të bërë pazar.

Ata janë arrestuar me forcë ditën për diell nga disa forca policie. Bëhet fjalë për Marsel Papajorgjin, 31 vjec dhe Oksana Papajorgjin, të cilët kanë qëndruar për tre ditë në dhomat e paraburgimit të Durrësit.

Mësohet se çifti janë prindër të një vajze vetëm 7 vjeç, e cila fatkeqësisht ato ditë ka qendruar e vetme.

Një ditë më parë nëna e djalit u shpreh për mediat:

Dolën të blinin dy kile patate dhe u arrestuan si kriminelë. Nuk kanë bërë asgjë për të shkuar në polici e të qëndronin atje tre ditë. Nusja është e huaj ruse nuk di as gjuhën mirë.

Denoncimi është bërë nga kryeministri Sali Berisha.

Denoncimi i ish-kryeministrit Sali Berisha:

Narkogangstere me uniforme keqtrajtojnë shtazërisht çiftin në komisariat në Durrës!

Lënë vetëm tre ditë fëmijën e tyre 7 vjeç!

Lexoni mesazhin e qytetarit dixhital dhe shikoni videon e sjelljes shtazore te narkopoliceve ndaj çiftit. sb

Mirmbrema doktorr.ne rradh te par te uroj shendet dhe gjith te mirat . Doktor video qe tkam nis me lart esht e dy qytetareve qe policia i dhunoi ne mes te Durrsit dhe ndodhen akoma ne komisariat te policise nga dita e shtune qe prokurori socialist I Edi Rames urdheroi ti arrestonin. Doktorr ky cift esht nje djal nga Durrsi dhe gruaja e tij dhe JASHt kan len nje vajze 7 vjecare vetem ja mbajn komshinjt sepse ska njeri prinderit djali I ka the moshuar dhe te semure. Neser ky cift del para gjykates per masen e sigurimit,prokurori i arrestoi per mos te dal brenda dites sepse jan rrahur barbarisht ne komisariat. Te lutem postoje kte shqetesim qe neser te vijn media qe ky lloj maskaralliku qe rilindja me prokuroret dhe policet e kimikut te gjushit dhe Rames ta shikoj gjith shqiperia. Esht krim njerezor te mbash 2 prinder ti torturosh per 4 dit dhe to cosh be gjyq politik sepse dolen me bo pazar.

View this post on Instagram

😯

A post shared by JOQ Albania (@joqalbania) on